Sport

Kosova nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Qipros

Pas humbjes 3-0 me Rumaninë, në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Ligës së Kombeve në Ligën C, Kosova është rikthyer në stërvitje, me synimin për ta rikthyer moralin e lartë dhe për ta përgatitur sa më mirë për sfidën e radhës kundër Qipros, të cilën e luan të hënën në Larnaka.

Në stërvitjen e sotme në Kampin Nacional në Hajvali ishin të pranishëm 13 lojtarë, të cilët nuk luajtën fare ose ishin zëvendësues në ndeshjen e kaluar, ndërsa pjesa tjetër e ekipit që ishin titullarë ka zhvilluar seancë rigjeneruese në palestër brenda hotelit. Stërvitjen e radhës Dardanët do ta zhvillojnë nesër paradite, derisa më pas do të udhëtojnë drejt Qipros.