Sport

Kosova lë pas problemet, “Dardanët” bëjnë “poker” ndaj Qipros

Kosova harron problemet e fundit dhe fiton 0-4 ndaj Qipros, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. “Dardanët” zhbllokuan ndeshjen me anë të Muriqit në minutën e 9-të, i cili ekzekutoi si duhet një penallti. Muriqi dyfishoi llogaritë, në minutën e 21-të.

Në pjesën e dytë, të besuarit e Franco Fodas “tundën rrjetën” edhe dy herë të tjera, me Rrahmanin dhe Dellovën. Kosova ka grumbulluar 3 pikë në dy ndeshjet e para. Rrugëtimi nisi me një humbje të thellë 0-3 ndaj Rumanisë, por me këtë fitore duket se Foda po e kthen skuadrën në binarët e duhur.