Sport

Kosova, Avokati i Federatës: Dërgojmë çështjen në CAS, mund t’ia dalim!

Pasi UEFA vendosi që t’i japë fitoren  në tavolinë 3-0 Rumanisë ndaj Kosovës, “Dardanët” nuk do ndalen me kaq, pasi do të dërgojnë çështjen në CAS. Kjo është ajo që ka njoftuar në Facebook, Avokati i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj.

“Federata e Futbollit e Rumanisë dënohet për thirrje raciste, ksenefobe, diskriminuese, mesazhe politike dhe sjellje të tjera të papranueshme. UEFA ka marrë një vendim duke dënuar Federatën Rumune të Futbollit me një gjobë 128 mijë euro për sjellje raciste dhe diskriminuese dhe një ndeshje pa tifozë, për shkak të sjelljeve, raciste, ksenofobe, politike, diskriminuese dhe të papranueshme të tifozëve, ekipit dhe zyrtarëve të saj gjatë ndeshjes kundër Kosovës.

LEXO EDHE: Presidenti i FSHF Armand Duka zbulon lojtarin më të paguar të Kombëtares…

Ky vendim po ashtu ka vendosur që rezultati i ndeshjes të jetë 3:0 në favor të Rumanisë. Kjo pjesë e vendimit së bashku me disa shkelje tjera të Rumanisë që ende nuk janë marrë parasysh konsideroj që mund të ndryshojnë në CAS, Lozanë në favor të Kosovës sepse kemi një numër të madh të shkeljeve dhe dënimet tashmë të vërtetuara ndaj Federatës Rumune që duhet të konstatojnë ndërprerjen e ndeshjes e jo veprimi i futbollistëve të Kosovës.

“Ka qenë shumë sfiduese situate pas ndërprerjes së lojës, por fakti që lojtarët tanë patën të drejtë në veprimet e tyre dhe thirrjet ‘Kosova është Serbi’ dhe ‘Serbia, Serbia’ u dënuan nga UEFA, e në anën tjetër bërja e shqiponjës me duar nuk u dënua, më bëjnë të ndihem mirë për këtë pjesë sepse shumica e pikave të ankesës të përgatitur nga ekipi ligjor i FFK-së është miratuar”, ka shkruan Hodaj në “Facebook”.

Më heret, trajneri i Rumanisë, Lucescu a ka quajtur normale dhënien e fitores në tavolinë përballë Kosovës, madje ka bërë me turp dardanët për atë që ndodhi. Luçeskut më tepër është shqetësuar për gjobën e majme, sesa për atë që ndodhi në fundin e ndeshjes. UEFA vendosi që të Rumania të fitojë 3-0  pasi dardanët dolën nga fusha për të mos u rikthyer më.