Food & Drink Health & Beauty

Kosi, probiotiku që nuk duhet ndarë nga menuja jonë ushqimore!

I bën mirë stomakut

Kulturat e gjalla tek kosi janë efikase kundër diaresë, inflamacionit të zorrëve, kancerit të zorrës së trashë e të tjerë. Këto probiotikë përforcojnë imunitetin dhe mbrojnë stomakun nga infeksionet.

Osteoporoza

Brishtësia e kockave vjen si pasojë e ndryshimeve hormonale dhe mungesës së vitaminave D dhe kalçiumit. Kosi është i pasur me kalçium dhe konsumimi i rregullt i tij përmirëson strukturën e kockave.

Tensioni i gjakut

Studimet kanë konfirmuar se produktet e bulmetit kanë aftësinë të rregullojnë tensionin e gjakut. Me sasinë e duhur të produkteve me pak yndyrë, rreziku i tensionit të lartë të gjakut bie me 50 përqind.

Pesha e trupit tonë

Kosi është ideal për të kufizuar kaloritë. Ai shuan urinë dhe nepsin për ushqime të ëmbla. Pasi përthithet, kalçiumi nga kosi ndikon që qelizat e yndyrës të ulin prodhimin e kortizolit ndërkohë që aminoacidet djegin yndyrën e tepërt. Rekomandimet gjithnjë vlejnë për kosin me pak yndyrë.