Aktualitet

Korriku regjistroi bum vizitorësh në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta!

Gjatë muajit korrik, Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta ka qenë një prej destinacioneve, që është eksploruar nga turistë e vizitorë të shumtë. Teksa ndan pamje nga ky park, kryeministri Edi Rama, thekson se plot 67 mijë vizitorë kanë eksploruar këtë park, ndërsa kanë shijuar bukuritë e tij. “MIRËMËNGJES dhe me cicërimat e zogjve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, që vetëm gjatë muajit korrik priti 67 mijë vizitorë, ju uroj ditë të mbarë”-thekson ai.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar gjithashtu shifrat mbi numrin e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë, por edhe cilat janë destinacionet më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj, në zona të ndryshme të vendit. Sipas Kryeministrit, ka një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj.

Kalaja Gjirokastër – 120,723 vizitorë

Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë – 90,955 vizitorë

Parku Arkeologjik Shkodër – 85,806 vizitorë

Parku Arkeologjik Butrint – 84,742 vizitorë

Parku Arkeologjik Apolloni – 68,469 vizitorë