Sport

Kontratë për 6 vite, Dani Olmo është i Barcelonës! Klauzolë miliona euroshe.

Dani Olmo është rikthyer te Barcelona pas 10 vitesh, por këtë herë jo më si një fëmijë në akademinë e të rinjve, por si lojtari që pritet shumë gjatë gjashtë sezoneve që vijnë.

Fantazisti spanjoll ka lënë Leipzig në Bundesligë dhe për 55 milionë euro është bërë lojtari më i ri i katalanasve, lajm që është konfirmuar nga vetë klubi. Kështu, Hansi Flick do ketë yllin e Euro 2024 në ekip.

Lojtari do të nënshkruajë një kontratë me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2030 dhe klauzola e tij e shitjes është vendosur në 500 milionë euro.

Sulmuesi mbërriti në ‘La Masia’ në vitin 2007 nga komshinnjtë e Espanyol dhe pas shtatë vitesh në sistemin e të rinjve blaugrana, lojtari nga Terrassa vendosi të vazhdojë karrierën e tij në Kroaci, duke nënshkruar për Dinamo Zagreb dhe më pas Leipzig në Bundesligë.