Aktualitet

Kontrabandonin naftë nga Maqedonia e Veriut, 3 në pranga!

Me depozita të fshehta në kamionë kontrabandonin naftë nga Maqedonia e Veriut, në pranga 3 shoferët. Sekuestrohen 1 mijë e 800 litra karburant dhe mjetet. Të dyshuarit u kapën në Pikën Kufitare të Qafë-Thanës. Gjatë kontrollit në secilin nga kamionët që drejtonin, shërbimet e policisë konstatuan një depozitë shtesë me 600 litra naftë, që ishte fshehur me qëllimin për ta futur në Shqipëri, duke shmangur detyrime tatimore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Goditen 3 raste të kontrabandës së mallrave dhe arrestohen në flagrancë 3 shtetas që tentuan secili të kontrabandonin nga Maqedonia e Veriut, 600 litra naftë që e kishin fshehur në depozita shtesë në kamionët që drejtonin.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur tre raste të veprimtarisë kriminale në këtë fushë.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. G., 36 vjeç, E. P., 40 vjeç dhe G. L., 27 vjeç, të tre banues në Pogradec, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kondrabandë” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Në hyrje të PKK Qafë Thanë, gjatë kontrollit në secilin nga kamionët që drejtonin këta shtetas, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një depozitë shtesë me 600 litra naftë, që ishte fshehur me qëllimin për ta futur në Shqipëri, duke shmanguar detyrime tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.