Aktualitet

Kontrabanda e bizhuterive, aksion policor në argjendaritë e Tiranës!

Dyshohet se tregtonin bizhuteri kontrabandë, një 50-vjeçare e proceduar penalisht dhe djali i saj në kërkim në Tiranë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe “Tregtimi e transporti i mallrave që janë kontrabandë”.

Policia finalizoi operacionin e koduar “Silver”, si dhe sekuestroi 9830 gram aksesorë argjendi, që dyshohet se ishin kontrabandë. Kontrollet kanë përfshirë dy subjekte në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet e në një qendër tregtare në rrugën Tiranë-Durrës.

Në cilësinë e provës materiale, u gjetën e sekuestruan aksesorë argjendi për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, fshiheshin nga dy autorët e dyshuar.

Në njoftimin zyrtar të Policisë Tiranë thuhet: 

Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht shtetasja D.B., 50 vjeçe, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga nenet 180, 174 dhe 178 të Kodit Penal. Gjithashtu po punohet për lokalizimin e djalit të saj, shtetasit I.B., 28 vjeç.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në një subjekt në rrugën “Muhamet Gjollesha” dhe në një tjetër në një qendër tregtare në rrugën Tiranë-Durrës. Gjatë kontrolleve në këto subjekte, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, aksesorë argjendi për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, fshiheshin nga dy autorët e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar aksesorë argjendi, me peshë 9830 gram, të dyshuar të kontrabanduar.