Food & Drink Health & Beauty

Konsumoni shpesh kafe të zezë?! Ja se çfarë tregon kjo për karakterin tuaj!

Kafeja e preferuar ka lidhje edhe me karakteristika të caktuara psikologjike, ka treguar një hulumtim austriak. Hulumtimi i universitetit “Innsbruck” në Austri ka zbuluar lidhjen midis kafes më të preferuar dhe karakteristikave njerëzore. Ka rezultuar që kafen e zezë të pastër më së shpeshti e pinë njerëzit me tendenca psikopatike dhe sadiste.

Hulumtimin shkencëtarët e kanë bërë këtë studim në 1.000 njerëz; ata vlerësuan se cila kafe u është më e preferuar dhe kanë bërë teste psikologjike. Karakteristika sadiste dhe psikopatike kanë treguar njerëzit të cilët e duan kafen e hidhët. Ata që duan kafen e ëmbël dhe me qumësht dhe me shije të tjera të ëmbla, përgjithësisht janë të prirë që të pajtohen me mendimet e të tjerëve dhe theksohen për nga simpatia, bashkëpunimi dhe dashamirësia.

Hulumtuesit theksojnë edhe që lidhja është më e theksuar midis ushqimit të hidhët dhe sadizmit të përditshëm, ndërkaq ata konsiderojnë që kjo gjendje me siguri me kalimin e viteve do të jetë edhe më e keqe. Një konsum ditor i moderuar i kafesë apo pijeve që kanë përmbajtje kafeinë bën mirë për metabolizmin. Studimi është publikuar në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism.

Sipas studimit të fundit të kryer në këtë fushë rezulton se ndikon në reduktimin e riskut të prekjes nga diabeti, kardiopatia koronare apo ictus. Konsumi i 3 filxhanëve kafe në ditë në bazë të statistikave të marrë në analizë ka treguar se risku për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, ose prekja nga dy sëmundje cardimetabolike njëkohësisht reduktohet me 48 % në krahasim me ata që nuk konsumonin apo e kishin mjaft të ulët. Ekspertët kanë analizar të dhënat e biobankës britanike mbi 500 mijë indivdë të moshës 37-38 vjeç, dhe rezultoi se 200 mg në ditë kafeinë sillte benefite për organizmin.