Miki Sudo siguroi fitoren e nëntë në konkursin vjetor “Nathan’s Hot Dog Eating Contest” të martën në mëngjes, i cili zhvillohet në Coney Island, New York. Gruaja 37-vjeçare, e cila zë vendin e tretë në botë për të ngrënurit të shpejtë, arriti të konsumonte 39 hot-dog e gjysmë dhe disa simite për dhjetë minuta në një garë të ngushtë kundër rivales Mayo Ebihara, ndërsa turma e madhe ulërinte në restorantin ikonik, Nathan.
Ebihara, një influencuese japoneze e mediave sociale, gëlltiti 33 hot dog për dhjetë minuta sipas mediave të huaja. YouTuber-ja me bazë në Tokio ishte sfiduesja më e fuqishme deri më tani e Sudo-s pasi pothuajse gjatë gjithë kohës ishin të barabartë.
Sudo, qytetare njujorkeze, konkurroi për herë të parë në traditën e 4 korrikut në vitin 2014 dhe nuk ka humbur kurrë një sfidë që atëherë. Edhe pse iu desh të hiqte dorë nga titulli i saj në vitin 2021 kur ishte shtatzënë, Sudo u kthye vitin e ardhshëm për të rimarrë fronin dhe ka çimentuar pozicionin si ngrënësja më e shpejtë në botë me fitoren e fundit.
Fitorja bëri që Sudo të shkojë ballë për ballë me kampionen e vitit 2021, Michelle Lesco nga Arizona, e cila për fare pak nuk ishte në gjendje të rimerrte titullin nga Sudo. Kampionia ishte gjithashtu e entuziazmuar që gjeti një rivale të re si Ebihara, duke shpresuar se ylli i Tokios do të kthehet vitin e ardhshëm për një tjetër ndeshje të ngushtë.
Ajo është një përfaqësim i madh i asaj që gratë mund të bëjnë. Thjesht më pëlqen që ajo nuk ka frikë të hyjë atje, të bëhet e çrregullt dhe të duket qesharake. Ne e mirëpresim atë me krahë hapur dhe shpresojmë që ajo të kthehet vitin e ardhshëm.