Food & Drink Health & Beauty

Konsumimi i kafes para gjumit, çfarë duhet të dini!

Shumë persona për një arsye ose tjetër e kanë problem të bien shpejt në gjumë dhe konsumimi i kafesë para gjumit e bënë edhe më të vështirë për ta. Pasi të konsumohet, kafeina absorbohet shumë shpejt dhe shpërndahet në të gjithë trupin tuaj, duke përfshirë edhe trurin tuaj. Kështu kafeina nxjerr efektin e saj më klasik duke ju mbajtur vigjilent dhe zgjuar.

“Për fat të mirë, kafeina nuk qëndron përgjithmonë në trupin tuaj”-thotë Dr Rashad Ramkissoon. Sipas FDA-s, gjysma e efektivitetit të kafeinës, koha që i duhet që sasia fillestare e substancës të zvogëlohet përgjysmë është midis katër dhe gjashtë orë.

Kjo do të thotë se deri në gjashtë orë pasi keni pirë një pije me kafeinë, gjysma e kafeinës që keni konsumuar është ende e pranishme në trupin tuaj duke ju mbajtur vigjilent. Nëse është koha e gjumit, kjo sasi mund t’ju mbajë zgjuar dhe do të keni probleme të flini.

“Toleranca ndaj kafeinës mund të ndryshojë nga personi në person disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj kafeinës, të tjerët më pak të ndjeshëm”-thotë Dr.Ramkissoon. “Oraret e punës dhe oraret e gjumit të të gjithëve nuk janë të njëjta”.

Ndonëse është vështirë të dihet, rekomandohet që dikush që punon me një orar nga ora 9 deri në 5 dhe ka një orar standard të gjumit të ndërprejë marrjen e kafeinës rreth orës 2 ose 3 të ditës.

“Kërkimet mbi kohën e saktë të ndikimit të kafeinës në gjumë janë të kufizuara, por ekziston një studim i vogël që tregon se pirja e kafeinës gjashtë orë para gjumit mund të ndikojë në gjumin, edhe nëse nuk e vëreni”-thotë Dr. Ramkissoon.

Ndërkaq, kur bëhet fjalë për seksin, ka disa gjëra që secili prej nesh mund të bëjë për t’u përgatitur. Qoftë nëse bëhet fjalë për t’u kujdesur për pjesët intime, për të vendosur pak muzikë sensuale, për të bërë një dush dhe shumë të tjetra që të ndiheni të relaksuar dhe në humor.

Ushqimi dhe pijet mund të jenë gjithashtu thelbësore. E ndërsa flasim për pijet, kafeja është një prej tyre që ka gjithmonë interes, sidomos kur bëhet fjalë për lidhjen apo shmangien e saj para aktit seksual. Kafeja sipas mjekëve ka efekt natyral stimulues të zorrëve dhe kjo është një nga motivet kryesore pse duhet të shmanget në dhomën e gjumit.