Ditën e sotme në “Ta Thotë Jonka” u fol për përfshirjen e vajzave në fushat e teknologjisë. E ftuar në një lidhje telefonike ishte Arsela Istrefi, e cila është konsulente e sigurisë kibernetike. Ajo diskutoi mbi temën e këtij episodi, si dhe dha disa këshilla se si të mbrohemi gjatë navigimit në internet.
Arsela u shpreh se arsimi në Shqipëri ka bërë mjaft progres, teksa për shembull në vitin 2014 në Fakultetin e Shkencave Natyrore u shtua matematika e aplikuar. Gjithashtu, ajo shpjegon se interesi i vajzave për t’u përfshirë në fushat e teknologjisë ka ardhur duke u rritur. Dikur, shprehet Arsela këto degë kanë qenë tabu për të patur përfshirjen e gjinisë femërore.
Më tej, Arsela ka dhënë disa këshilla lidhur me navigimin në internet. Ajo ndalet te përdorimi i internetit nga fëmijët fillimisht. Arsela mendon se problemi qëndron te mungesa e informimit dhe komunikimit me fëmijët gjatë navigimit. Ndërkohë që, ajo sugjeron si tepër të rëndësishme vendosjen e sistemeve të kontrollit në pajisjet teknologjike të fëmijëve.
Lidhur me të rriturit, gjithashtu Arsela jep disa këshilla, teksa shpjegon se dhe ata janë të rrezikuar gjatë navigimit. Ajo sugjeron që password-et të ndryshohen pas çdo 60 ditëve, të tregohet kujdes me email-et e çuditshme dhe kurrsesi mos të vendosen informacionet e llogarive bankare në faqet rastësore e të pakontrolluara.
Një episod i veçantë, teksa veç informacioneve dhe dijeve teknologjike që jemi mësuar të marrim tashmë në “Ta Thotë Jonka”, ka edhe shumë këshilla lidhur me internetin dhe teknologjinë.