Aktualitet Politikë

Konsensusi i Brukselit, socialisti Toni Gogu tregon për pengesën greke!

Socialisti Toni Gogu, bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE Shqipëri shprehet me doza pozitive çfarë u arrti në Bruksel në takimin e të hënës.

Patëm një takim të frytshëm do të thosha unë për aq kohë sa ne arrimë bashkë me parlamentarët europianë të nxjerrim rekomandime. Kjo do të thotë që mbledhja ia ka arritur qëllimit. Pamë progresin e Shqipërisë nga Korriku pasi mbledhja e fundit ishte e korrikut. Në rekomandime njihet dhe vlerësohet progresi Shqipërisë pra qoftë për sa i përket procesit Screening dhe të qënurit njish të Shqipërisë me politikën e jashtme të BE-s”, u shpreh Toni Gogu.

Toni Gogu jep këtë shpjegim se përse nuk u miratuan në draft rekomandimet finale disa propozime për ecurinë e grup kapitullit të parë të procesit Scrinin.

Ky ishte një propozim që nuk u pranua nga eurodeputetët grek për shkak se nga deputetët shqiptarë u miratua me unanimitet nga shumica dhe pakica. U duk sikur kishte një keqkuptim për një çështje që ata po përpiqen nga një gjë e cila është mes dy vendeve, po përpiqen ta na ngrejnë në nivel europian, por që vetë kolegët europianë e kanë rrëzuar atë”, tha Toni Gogu.

Por si do të zbatohet në Shqipëri gatishmëria e shprehur nga Pandeli Majko në vendosjen e dialogut me opozitën?

Zoti Majko konfirmoj atë qëndrim që ne e kemi mbajtur për një kohë të gjatë. Jemi këtu sepse besojmë që kompromisi dhe dialogu politik ndihmon Shqipërinë ndihmon parlamentin ndihmon institucionet. Jemi të gatshëm të ofrojmë ato gjëra nevojitet të bëhen qoftë ndryshimet në kodin elektoral, janë një sërë detyrash të lëna nga gjykata kushtetuese pra këto janë gjëra që ne jemi të gatshëm ti kalojmë së bashku me deputetët e opozitës. Pazare absolutisht jo. Gjëra që ndikojnë në jetët e shqiptarëve patjetër”, u shpreh Gogu –TCH–