Celebrities Gossip Showbiz

Konkurrentja e “Për’puthen” tregon ‘makthin’ e saj në takimet me djemtë: Kanë tentuar të më…

Programi më i suksesshëm i dashurisë, që ka thyer rekorde shikueshmërie, rikthehet në ekranin e Top Channel nën moderimin e Megi Pojanit. Sezoni i gjashtë televiziv me autore Eralda Kenaj premton një “reality show” suprizues, duke parë interesin e shtuar në audicione të të rinjve.

Konkurrentja e parë e këtij sezoni është bukuroshja kaçurelse nga Kosova, 22 vjeçarja, Ketrina Gashi. Gjatë prezantimit të saj në studio, Ketrina u ngacmua pak nga opinionistja Zhaklin Lekatari, ku ka treguar eksperiencat e këqija që ka kaluar deri më tani në takimet e para me djemtë, ku shprehet se djemtë janë munduar ta prekin, puthin pa dëshirën e saj.

Zhaklina: Ke kaluar ndodnjë tradhëti që të ka shtyrë të vish në “Për’puthen”?

Ketrina: Për të kaluarën nuk flas e kaluara është e kaluar…është një eksperiencë e keqe që ka kaluar dhe ka qenë edhe shtysa qe kam ardhur në “Për’puthen”, më paragjykojnë për pamjen dhe nuk shohim për më tej

Megi: I ka ndodhur një histori e pakëndshme, dikush ka tentuar ta prek, ta puth pa dëshirën e saj…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Për’puthen (@perputhen_tch)

Sezoni i ri ka nisur mbrëmjen e sotme me moderatoren Megi Pojanin ama me dy opinionistë të rinj dhe që askush nuk e mendonte. Për këtë sezon konkurrentët do të marrin opinione dhe gjykime nga Arjon Muça dhe Zhaklin Lekatari.