Konkurrenti i “Përputhen”, Genti, ka pasur takime me dy vajzat e spektaklit, Gertën dhe Keldën, gjatë një episodi të fundit të emisionit. Megi Pojani e ka sfiduar duke e pyetur për preferencën e tij mes dy vajzave, por Genti ka ngurruar të japë një përgjigje të qartë, duke shkaktuar “pakënaqësi” te Megi.
Tensioni është rritur edhe më shumë kur Kelda ka hedhur një deklaratë të papritur, duke sugjeruar se sensualiteti i saj shqetësonte Gertën. Kjo ka shkaktuar një reagim të fortë nga Gerta, e cila i ka thënë Keldës:
Ti nuk di të lidhësh brekët e tua, ik moj vajzë, se me vajzë rruge po merrem.
Në këtë moment ka ndërhyrë Zhaklina, e cila ka kritikuar Gertën për sjelljen e saj dhe i ka sugjeruar të mos i kushtonte shumë vëmendje Keldës, por të përqendrohej te Genti.
Gjatë takimit të saj me Gentin, Gerta ka theksuar dëshirën për të u trajtuar si një “princeshë” dhe ka kërkuar një partner që ta vlerësojë më shumë.
Ndërkohë ka zbuluar disa aspekte të jetës së saj personale, duke treguar se ka pasur një lidhje njëvjeçare që ka përfunduar për shkak të mospërputhjes karakteriale. Ajo ka shtuar se pas kësaj përvoje ka mësuar të mos lejojë askënd të pengojë pasionet e saj, duke përmendur se ka një dashuri për krijimin e fotove artistike topless, por shpesh është ndier e kufizuar nga partnerët e saj për shkak të mendësive konservatore të meshkujve shqiptarë.