Gossip Showbiz

Konkurrentja e Për’puthen në zi, humb personin e dashur të familjes…

Konkurrentja e “Përputhen”, Sindi Loci këtë mëngjes ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo ka humbur gjyshin dhe lajmin e ka bërë të ditur me një postim në Instastory. Sindi ka shkruar disa fjalë për të, duke u shprehur se do e mbajë gjithmonë në zemër.

Jeta është plot me surpriza. Herë na surprizon ëmbël e herë hidhur. Kur na surprizon ëmbël gëzohemi dhe zemra na bëhet mal, kur na surprizon hidhur qajmë dhe zemra duket sikur ngushtohet e fryma na merret. Jeta është një karusel ndjenjash. E bukura është të jesh gjithmonë me njerëzit e dashur në këtë karusel dhe është e sigurt që do kesh një udhëtim shumëngjyrësh. E kështu ishte dhe jeta jote gjysh i dashur…do mbetesh gjithmonë në zemrat tona.