Konkurrenti nuk duron dot të qeshurat e Ronaldos dhe shkon ta godasë

Dje në emisionin “Për’puthen” ishte në rolin e opinionistit, Ronaldo Sharka. Moderatori i njohur pati një përplasje me një nga konkurrentët e emisionit të dashurisë, Orjanin.

Madje ky i fundit në një moment ka ofenduar rëndë, por që nuk është dëgjuar nga të tjerët: “Me rop shpie shkova aty ja q** r***”. Më pas është ngritur në këmbë dhe ka shkuar drejt Ronaldos për t’a goditur.

Këtu ndërhynë menjëherë konkurrentët e tjerë, të cilët mundohen që t’a qetësojnë dhe e nxjerrin jashtë nga studio.

Ronaldo: Ça është sedra?

Orjani: Nuk je askushi që të të them ça është sedra. Sedra është ajo që mban gjallë autoritetin, fytyrën dhe dinjitetin e familjes

Ronaldo: Po qeshja me shaminë e Albës nga java e kaluar…

Megi: Nuk të pëlqeu definicioni i Orjanit?

Ronaldo: Jo jo, Sokrati do t’a kishte zili

Orjani: Vetëm një pyetje, di se kë ke përballë?

Ronaldo: Jo

Orjani: O shok po të them edhe njëherë, a e di se kë ke përballë?

Ronaldo: Jo

Orjani: A e di se kush jam?

Ronaldo: Jo nuk të njoh

Orjani: Lëri batutat se e di shumë mirë se kush jam

Ronaldo: Po të them ma thua

Orjani: Nuk ke ardhur për të më përqeshësh, të më ulësh mua. Kaq kisha