Kongresi i Kolumbisë ka miratuar ligjin që ndalon përdorimin e demave per shfaqje në stadiume në të gjithë vendin prej vitit 2027.
Miratimi masës është kulminimi i një fushatë të zëshme të aktivistëve të kafshëve që prej kohësh argumentonin se praktika tradicionale është ‘mizore’.
Duelet e demave raportohet se janë sjellë në Kolumbi nga kolonizatorët spanjollë dhe mbeten mjaft të ndjekur në vend, me stadiume të njohura demash në qytete si Bogotá, Medellín e Manizales.
Ligji ende duhet të nënshkruhet nga presidenti Gustavo Petro, por ai ka shprehur mbështetjen për masën dhe tashmë firma e tij konsiderohet vetëm formalitet, shkruan rrjeti BBC.
Presidenti kishte mirëpritur lajmin sipas një komenti në rrjetet sociale, ku ai shkruante se “ata që shijojnë vdekjen e kafshëve u pëlqen dhe vdekja e njerëzve, njëlloj si ata që djegin libra dhe më pas përfundojnë duke djegur njerëz”.
Mbështetësit e dueleve të demave protestonin kundër ligjit, duke thënë se falimenton rritësit e demave, ashtu si dhe shitësit e rrugës jashtë stadiumeve.
Për të zbutur efektin e masës, ligji lejon një periudhë tranzicioni tre vjeçare, në mënyrë që bizneset e lidhura me duelet e demave të marrin ndihmë për të ardhura alternative.
Ligji shton se stadiumet e demave do të përdoren në të ardhmen për evente kulturore ose sportive.
Kolulmbia bëhet kështu vendi i radhës në Amerikën Latine që ndalon duelet e demave, pas Kubës, Argjentinës, e Uruguait që i kanë ndaluar prej kohësh, e gjithashtu Brazili e Kili që e kanë kufizuar ndjeshëm.
Aktiviteti është ende i ligjshëm në Ekuador, Meksikë, Peru e Venezuela.
Kryeqyteti Mexico City vendosi një masë ndalimi për aktivitetin në 2022 por e anuloi kufizimin dy vjet më vonë.
Pas heqjes së masës së ndalimit, më shumë se 40,000 njerëz mbushën stadiumin ne shfaqjen e parë me dema në kryeqytetin meksikan.
Në Evropë aktiviteti lejohet ende në disa zona të Francës e Spanjës.