Celebrities Gossip

Konflikt në familje? Kate dhe William i japin dhuratën e parë të lindjes Meghan dhe Harry-t

Marrëdhëniet mes pjesëtarëve të familjes mbretërore që pas largimit të Meghan dhe Harry-t nga Pallati Mbretëror nuk kanë qenë dhe aq të mira. Megjithatë, duket se foshnja e re e familjes ka “zbutur” gjakrat. Ditën e djeshme, Princ Harry dhe Meghan Markle u bënë prindër për të dytën herë.

Pas djalit me emrin Archie, çifti u bekua me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor.

Ka qenë Mbretëresha ajo që ka uruar nëpërmjet një deklarate nga faqja zyrtare e Familjes Mbretërore çiftin për lindjen e vajzës.

Urime dukës dhe dukeshës së Sussex në lindjen e Lilibet Diana! Mbretëresha, Princi i Wales, Dukesha e Cornwall, Duka dhe dukesha e Cambridge janë të lumtur me këtë lajm. Lilibet është stërmbesa e 11 e Madhërisë.

Ndërkohë që, Kate dhe William përveç urimit publik ndaj Meghan dhe Harry, sips burimeve për “US Weekly”, kanë qënë të parët që kanë dërguar dhuratën e parë për vogëlushen.

Ne jemi shumë të lumtur nga lajmi i ardhjes në jetë të bebes Lili. Urime Harry, Meghan dhe Archie!

Kujtojmë se, Meghan nuk ishte e pranishme në ceremoninë mortore të Princ Philip, duke e lënë bashkëshortin e saj, Princ Harry vetëm në Pallatin Mbretëror.