Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora Zemanit “Cherry on Top”, që do të transmetohet sot në orën 21:00 në ekranin e Top Channel. Sara Gjordeni dhe Bardhi u lidhën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Pas postimit të promos edhe vetë Sara në rrjetin e saj social Instagram ka shpërndarë një video ku partneri i saj është duke i puthur barkun. Ajo kishte shkruar se:
Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë se dashuria e fortë nuk pyet për asnjë lloj sfide!
Pas lajmit të bukur që ndanë me publikun, dyshja bënë edhe disa reagime në rrjetet sociale. Sara tregon se kjo ishte arsyeja se përse u shkëput nga rrjetet sociale e pse nuk do ketë një rikthim në Big Brother. Në një Instagram Story ajo u shpreh se:
Vetëm 4 javë që drita jonë është mes nesh por gëzimi ishte aq i madh sa të dy donim ta ndanim me dashamirësit tanë sa më shpejt, e të gëzonim ato zemra që aq fort besuan tek ne e na mbështetën në çdo hap. Urojmë të kuptoni tërheqjen tonë sado të pakët nga rrjetet dhe emisionet këto kohë. Sidomos timen. Kjo lumturi kaq e madhe për ne është edhe arsyeja përse nuk do të kemi një rikthim në Big Brother. Mendojmë se kemi fituar SHUMË më tepër edhe se fituesi real i këtij edicioni. Ajo shtëpi na forcoi lidhjen e njëri-tjetrit prej së cilës sot po krijohet një frymë tjetër. Pjesa tjetër urojmë të respektojnë këtë moment i cili për ne, në fund të ditës mbetet një tjetër emocion i madh për t’u procesuar mes një vorbulle emocionesh të tjera. Sara dhe Bardh Idrizi