Celebrities Gossip Showbiz

Konfirmohet zyrtarisht ndarja e Natalie Portman me Benjamin Millepied, aktorja shfaqet pa unazën e martesës në “Golden Globes”!

Intervista e fundit e Natalie Portman me “Wall Street Journal” la të kuptohet për një ndarje zyrtare midis saj dhe bashkëshortit, Benjamin Millepied. Artikulli pohoi se Natalie jeton në Paris me dy fëmijët e saj, por nuk përmendi bashkëshortin e saj. Portman, mbërriti gjithashtu e vetme në “Golden Globes” e veshur me një fustan Dior Haute Couture dhe pa unazën e martesës duke nxitur më tej thashethemet për divorc.

Ka pasur spekulime se ata i dhanë fund martesës pas lidhjes së dyshuar të Millepied me një grua shumë më të re të quajtur Camille Etienne. Koreografi francez u fotografua me aktivisten për ndryshimet klimatike në mesin e vitit 2023. “Ata nuk janë ndarë dhe po përpiqen t’i zgjidhin gjërat,”-i tha një burim më parë Page Six. “Ben po bën gjithçka që mundet që Natalie ta falë. Ai e do atë dhe familjen e tyre.”

Natalie Portman u martua me balerinin Benjamin Millepeid pasi u dashuruan gjatë xhirimeve të ‘Black Swan’ në vitin 2009, kur Millepeid ishte koreografi i saj i kërcimit për filmin fitues të çmimeve.Vetëm një vit pasi shpallën fejesën e tyre, Natalie lindi Aleph, djalin e parë të çiftit dhe më pas një vit pas kësaj, Millepeid dhe Portman u martuan në Big Sur, Kaliforni. Më 14 qershor 2011, Natalie lindi fëmijën e tyre të parë, djalin Aleph. Katër vjet më vonë në 2016, ata dhanë lajmin se ishin në pritje të fëmijës Amalia e cila lindi në shkurt të 2017-ës. Me ardhjen e Amalia-s, gjithçka dukej se ishte e mrekullueshme.