Pas ndarjes me Grimes, miliarderi Elon Musk duket se ka gjetur ‘ngushëllim’ tjetërkund. Tashmë Musk ka krijuar një marrëdhënie të re romantike me aktoren 27-vjeçare australiane Natasha Bassett. Megjithatë në rrjet kudo po aludohet se Bassett mund të ketë më shumë interes për paratë e tij.
Vetë aktorja është përgjigjur duke thënë se nuk ka rënë në dashuri me llogarinë e tij bankare, por me atë mendore të Elon Musk. Së fundmi, Musk është parë me Natasha-n duke shijuar një drekë të qetë në parajsën e miliarderëve në St.Tropez, Francë. Dyshja u pa teksa po drekonin në një hotel ku dhomat kushtojnë mbi 1300 dollarë një natë.
Miliarderi 50-vjeçar dhe 27-vjeçarja besohet se kanë filluar që të takohen në shkurt të këtij viti, kur u panë duke zbritur nga avioni privat i Musk në Los Angeles. Kujtojmë që CEO i Tesla dhe themeluesi i Space X u nda nga këngëtarja Grimes në shtator të vitit të kaluar, pas tre vitesh lidhjeje dhe dy muaj para se të kishin fëmijën e tyre të dytë së bashku.
Ndërkaq, sjellim në vëmendje se njeriu më i pasur në botë, së fundmi ka bërë një postim në rrjetin e tij social Twitter nga ku ka folur në lidhje me pjesën se miliarderët nuk janë njerëz të këqinj. Musk shkroi në Twitter se është moralisht e gabuar të përdorësh fjalën miliarder si poshtëruese nëse ai person po përdor pasurinë e tij për të krijuar produkte që bëjnë miliona njerëz të lumtur.
Rikujtojmë se numërimi mbrapsht në gjyqin e Johnny Depp kundër Amber Heard ka filluar. Në skenë ka dalë edhe Elon Musk. Biznesmeni i njohur ka thyer heshtjen dhe më në fund ka reaguar në lidhje me gjyqin e Johnny dhe Amber. Musk, dikur ishte partneri i Amber Heard dhe vendosi të mos merrte pjesë në gjyqin e gjatë mes dy aktorëve, pavarësisht se emri i tij figuronte në të.