Showbiz

Konfirmohet ndarja mes Scott Disick dhe Sofia Richie

Pak ditë më parë në media aludohej se çifti i famshëm që shfaqet në “Keeping up with the Kardashians, Scott dhe Sofia janë ndarë.

Burime për “Us Weekly” kanë konfirmuar këto spektulime duke thënë se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes 3-vjeçare madje kanë disa javë që nuk janë më bashkë.

Largësia gjatë karantinës, ndërhyrjet e ish-partneres së tij Kourtney Kardashian në lidhjen me Sofian, ja kanë sjellë në majë të hundës modeles bionde.

I njejti burim shton se Scott ishte abuzues gjatë lidhjes së tyre sakaq, gjatë fillimit të pandemisë ai u shtrua në një qendër rehabilitimi për traumat e së shkuarës ndërkohë që Sofia Richie po shijonte lirinë e saj me miqtë në bregdet.