Po përflitet se këngëtarja e njohur Selena Gomez është në një lidhje me këngëtarin Zayn Malik. Deri më tani asgjë nuk është konfirmuar nga artistët por së fundmi Gomez është parë me një grua që është shumë e afërt me Zayn. Këngëtarja e “Fetish” u pa duke ecur pranë asistentes personale të Zayn, Taryn Zimmerman, në New York. Kjo vjen vetëm disa ditë përpara se ylli i “Only Murders In The Building” të shihej në një takim sekret me Malik.
Fotot e daljes së tyre ende nuk janë shfaqur. Përveç kësaj, E! News ka kontaktuar me përfaqësuesit e Selenës dhe Zayn për koment dhe nuk ka marrë përgjigje. Kujtojmë se në vitin 2013, Selena-s iu kërkua të tregonte se cilin anëtar të One Direction do të zgjidhte për një puthje. Përgjigja e saj? “Zayn,” tha ajo duke qeshur. Në të njëjtin vit, ajo e quajti atë anëtarin e saj të preferuar të grupit të djemve, duke i thënë Capital FM se kjo ndodh sepse ai është i lezetshëm.
Ndërkaq, rikujtojmë se Selena po u kërkon edhe një herë njerëzve që të jenë më të sjellshëm me Hailey Bieber. E gjithë kjo vjen një muaj pasi mediat sociale po gumëzhinin nga spekulimet se Bieber dhe shoqja e saj Kylie Jenner po i referoheshin Gomez në një seri postimesh në mediat sociale.
Hailey Bieber është e martuar me ish të dashurin e Gomez, këngëtarin Justin Bieber dhe fansat e tyre shpesh vihen përballë njëri-tjetrit. Shtatorin e kaluar, Hailey Bieber foli në podcast “Call Her Daddy” për urrejtjen që ajo ka marrë nga disa fansa të Gomez që kur ajo dhe burri i saj u fejuan për herë të parë.