Celebrities Gossip Music Showbiz

Koncerti i Taylor Swift më i ndjekuri në historinë e Edinburgut!

Këngëtarja amerikane Taylor Swift së fundmi mbajti një koncert në Edinburg para 73 mijë njerëzve, duke e bërë atë koncert më të ndjekur në historinë e kryeqytetit të Skocisë. Si pjesë e turneut të saj “Eras”, Swift këndoi disa nga hitet e saj më të vjetra para një publiku skocez, por performanca më dramatike në skenë erdhi në një muzikal të vogël me këngën e saj të re “The Tortured Poets Department”. Këngëtarja ndau me publikun gjithashtu se gjatë pandemisë kishte frikë se nuk do të mbante më koncert.

Ndërkaq, një numër njerëzish të pastrehë u larguan nga Edinburgu i Skocisë për t’u hapur vendin turistëve që vizitonin qytetin për koncertin e Taylor Swift. Organizata Shelter Scotland tha se një numër i njerëzve të pastrehë ishin dërguar në Aberdeen dhe Glasgow në mes të mungesës së akomodimit dhe një personi iu ofrua strehim i përkohshëm deri në Newcastle.

Siç raportohet, organizata bamirëse e strehimit tha se ishte padrejtësi që njerëzit e pastrehë të ishin në konkurrencë të drejtpërdrejtë me turistët. Këshilli i Qytetit të Edinburgut tha se po punonte me familjet e prekura për të gjetur akomodim të përshtatshëm alternativ. Rikujtojmë se Swift së fundmi ka tërhequr vëmendjen për shkak të një incidenti në skenë.

Teksa po performonte këngën e saj më të re, këngëtarja pësoi një problem me fustanin duke zbuluar gjithçka. Megjithatë, artistja ia ka dalë që ta menaxhojë situatën shumë mirë dhe ka marrë duartrokitjet e fansave të saj. Ylli i muzikës pop mbajti të parin nga tre koncertet e saj në Stokholm, Suedi dhe u shpreh se fansat e saj thyen rekordin e pjesëmarrjes në “Friends Arena”. “Unë jam duke u çmendur për një sërë arsyesh, duke parë kaq shumë njerëz sonte”-komentoi ylli, sipas një shkrimi nga “USA Today”.