Historia dhe legjenda e mbretit të pop-it, Michael Jackson është koncerti i radhës në TKOB. Ky koncert vjen më 14 qershor pas dy koncerteve të së njëjtës linjë “Queen: Show must go on” dhe “Paganini in Jazz”, kompozitori dhe dirigjenti i famshëm italian Roberto Molinelli, vjen sërish në Tiranë dhe në Durrës për të sjell një tjetër ikonë të muzikës botërore: Michael Jackson.
Hitet nga “Thriller”, “Beat it”, “Heal the world” e deri te “Billie Jean” do të jenë pjesë e koncertit të interpretuara nga Orkestra Simfonike e TKOB-së, nën drejtimin e maestros Roberto Molinelli dhe vokalistëve Clarissa Vichi e Mattia Sciascia. Një shfaqje e krijuar nga dirigjenti i famshëm italian Roberto Molinelli, gjeniu që përpiqet të ndërtojë një dialog midis zhanreve dhe stileve të ndryshme të muzikës.
“Michael Jackson: Historia dhe legjenda e mbretit të pop-it”, do të ketë premierën fillestare më 13 qershor, në sheshin “Rezistenca”, Durrës. Ndërsa me 14 qershor, në skenën e TKOB.
Ju rikujotjmë se, nëna e Michael Jackson dhe tre fëmijët e tij janë ndërprerë nga përfitimi i pasurisë nga trashëgimia për shkak të një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme me IRS. Tre fëmijët e Jackson, Paris, Bigi dhe Prince, u bënë përfitues të pasurisë së yllit të popit pas vdekjes së tij në 2009, ndërsa nëna e tij Katherine u bë përfituese e vetme e një nën-besimi në testamentin e Jackson.
Sidoqoftë, në vitin 2021 IRS auditoi deklaratën federale të tatimit mbi pasurinë dhe pretendoi se kishte ‘nënvlerësuar asetet e saj’. Si rezultat, IRS i detyrohej 700 milionë dollarë shtesë në taksa dhe gjoba, sipas një dosjeje të siguruar nga revista prestigjioze People. Çështja mbetet në pritje, që do të thotë se vlera e pasurisë nuk është përcaktuar dhe nuk është marrë një vendim përfundimtar. Teksa çështja kalon nëpër sistem, avokatët kërkuan që një pjesë e pasurisë së Jackson të mbetej ‘subjekt i administrimit’ për t’ia shpërndarë familjes së Michael Jackson.