Ministri i Jashtëm i Iranit ka thënë se është një “skenar” i “fabrikuar”, pas raportimeve se një vrasës ishte udhëzuar nga Teherani për të vrarë presidentin e zgjedhur Donald Trump.
“Në zgjedhjet e radhës, fabrikohet një skenar i ri me të njëjtin qëllim: pasi nuk ekziston në realitet një vrasës, skenaristët po prodhojnë një komedi të dorës së tretë. Tani, kush mund të besojë se një vrasës i supozuar, nga Irani, flet në internet me FBI-në?”, tha Seyed Abbas Araghchi.
Ai shtoi se Irani respekton zgjedhjen e Amerikës për president, por bëri thirrje për “respekt” mes dy vendeve.
Lexo edhe: Irani duhet të ketë frikë nga fitorja e Trump-it në Amerikë!
“Irani nuk ka lidhje me armët bërthamore, pikë. Kjo është një politikë e bazuar në mësimet islame dhe llogaritjet tona të sigurisë. Nevojitet ndërtimi i besimit nga të dyja palët. Nuk është një rrugë njëkahëshe”, shtoi më tej ai.
Një shtetas iranian është akuzuar për një komplot të dyshuar iranian për të vrarë Donald Trump-in, para zgjedhjeve presidenciale, tha dje Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Një ankesë penale e depozituar në gjykatën federale në Manhatan, pretendon se një zyrtar i paidentifikuar në Korpusin Paraushtarak të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) udhëzoi një kontakt në shtator për të hartuar një plan dhe për të vrarë presidentin e zgjedhur.