Auto & Moto

Kompania italiane nis zhvillimin e motorëve V-12 me katër turbo!

Duket se dikush në Itali nuk është i kënaqur me prodhimin aktual të motorëve V-12. Kjo pasi së fundmi janë publikuar pamje që tregojnë testimin e një pajisjeje të re. Me sa duket, do të jetë një V-12 me katër turbo. As Lamborghini dhe as Ferrari nuk raportohet se janë të përfshirë.

Nuk dihet shumë për motorin, apo kompaninë që e ndërton atë, por pamjet tregojnë një motor në zhvillim që i nënshtrohet testeve të qëndrueshmërisë. Bëhet e ditur se ky motor synon 2,000 kuaj fuqi. Ndryshe, në zhvillimin e motorit besohet se qëndron një kompani e quajtur Giamaro Automobili.

Rikujtojmë se Ferrari ka prezantuar makinën më të fuqishme deri më tani, modelin F80 që kap vlerën e 4 milionë dollarëve. Kjo hiper-makinë që do të prodhohet në vetëm 799 njësi, ka dyer që hapen lart dhe një sedilje unike për shoferin. Ferrari F80 arrin shpejtësinë prej nga 0-100 kilometra në orë për vetëm 2.15 sekonda, kurse shpejtësia maksimale është 350 falë motorit të fuqishëm që prodhon 1,200 kuaj-fuqi.

Fuqia vjen nga një kombinim i motorit V6 me benzinë dhe tre tjerë më elektrik. Bëhet fjalë për një hibrid që mbushet vetë. jo plug-in dhe nuk e ka opsionin e ngarjes me zero ndotje. Këto statistike e bëjnë makinën më të fuqishme që ndonjëherë e ka prodhuar fabrika e Ferrari. Një Ferrari F40, me vlerë 750 000 dollarë, u harrua për një dekadë në një garazh në Mynih nga pronari, ish-tenisti dhe koleksionisti rumun Ion Tiriac. I njohur për koleksionin e tij të madh të makinave luksoze, Tiriac nuk kishte kohë të menaxhonte siç duhet flotën e tij në rritje të supermakinave.