Në emisionin e ditës së sotme “S’e Kam me Ty” një nga temat e diskutimit mes moderatorëve Elios Shuli, Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë vendosja përpara dilemave dhe një prej tyre ka qenë pjesa e abonimit në OnlyFans.
Pjesë nga biseda:
Lei: Kam dëgjuar që ka shifra të frikshme. Për një ‘voice’ mund të paguhesh 150 Euro. Çfarë do ti thoja unë një personi?
Jonida: Elios mund të thoshte “Moj, Lejlaaa…”
Elios: Hajde se u bëmë vonë për emision.
Jonida: Ka edhe pagesa për ‘voice messages’?
Elios: Patjetër moj, ka pagesa edhe për “Ç’kemi, si je, të dua shumë…”
Jonida: Çfarë flet more?
Lei: Do e hapje ti një OnlyFans Jonida për raste emergjente?
Jonida: Ku hynë këto rastet e emergjencës? Jo. Po çfarë më duan mua në OnlyFans mi zemër? Duan ndonjë vajzë kështu më ‘hot’.
Elios: Personalisht do të doja të abonohesha në OnlyFans-in e Encës.
Lei: Kush tjetër ka OnlyFans këtu në Shqipëri?
Elios: Është këngëtarja Linda e cila jeton në fakt në Amerikë, ka pasur në biografinë e saj një link OnlyFans-i. Grinesi që merret me TikTok, e kam pasur edhe të ftuar tek “Live From Tirana” pikërisht për temën e OnlyFans-it.
Lei: Domethënë njerëz normal e hapin OnlyFans-in, nuk është një skandal i madh.
Më pas Lei ka treguar gjithashtu se:
Lei: E di çfarë? Kompani marketingu këtu në Shqipëri gjithmonë më kanë propozuar që të hap një OnlyFans dhe të menaxhojnë Lei Krajën nëpërmjet OnlyFans.
Elios: Po mirë, ti nuk ke pse poston gjëra eksplicite moj Lejla.
Lei: Nuk e di.
Elios: Ti mund të dalësh edhe me çitjane…(qesh)