Botë e Çuditshme Tech

Komisioni amerikan për mbrojtjen e konsumatorit dënon kompaninë që pretendonte se roboti me AI mund të zëvendësonte avokatin njeri!

Komisioni amerikan për Mbrojtjen e Konsumatorit (FTC) ka ngritur një padi kundër një “avokati robot”. Një kompani e fuqizuar nga inteligjenca artificiale, DoNotPay, është paditur nga FTC për pretendimin se është avokati i parë robot në botë dhe nuk ka arritur të vërtetojë pretendimet se mund të zëvendësojë avokatët njerëzorë. FTC thotë se kompania nuk ka kryer teste të mjaftueshme për të përcaktuar nëse chatbot i saj i AI është i barabartë me një avokat njerëzor, kurse DoNotPay duhet të paguajë 193,000 dollarë dëmshpërblim.

Gjithashtu, vendimi thotë se kjo kompani duhet të njoftojë përdoruesit që kanë qasje në shërbimet e saj nga viti 2021-2023 në lidhje me kufizimet që ofron shërbimi i tyre. Kjo është vetëm pjesë e një programi më të gjerë nga FTC që ka nisur një fushatë, që thotë se synon kompanitë që “përdorin mjete të AI për të mashtruar njerëzit”, gjë që është e paligjshme. “FTC dëshiron të sigurojë opinionin se nuk ka përjashtime nga ky rregull. Duke u ndalur në rrugën e praktikave të padrejta dhe mashtruese të tregut, ne do të sigurojmë që ata që bëjnë punën e tyre me ndershmëri dhe të kenë një shans të drejtë për përparim”-tha presidentja e FTC, Lina M. Kan.

Ndër të tjera, DoNotPay pohoi gjithashtu se mund të zhbllokojë llogaritë e klientëve të tyre në mediat sociale. Pranoni të kaloni orë të tëra me një “kostum roboti”? Tesla po paguan deri në 48 dollarë në orë për diçka të tillë. Gjatë vitit të kaluar, Tesla ka punësuar dhjetëra punëtorë për të trajnuar robotin e saj humanoid, Optimus, duke përdorur kostume “për kapjen e lëvizjeve”. Elon Musk së pari njoftoi planet e Tesla-s për të krijuar një robot humanoid të quajtur Optimus në vitin 2021. CEO i Tesla-s ka thënë se roboti përfundimisht do të jetë në gjendje të trajtojë punët që variojnë nga puna në një fabrikë deri tek shërbimi si kujdestar.