Gossip Showbiz Sport

Komentoi në postimin e Mbappe, Cristiano Ronaldo thyen një tjetër rekord në Instagram!

Cristiano Ronaldo njihet si një nga personat më të pëlqyer në Instagram dhe sot ka thyer të gjitha rekordet e këtij rrjeti social, por edhe të gjithë të tjerëve.

Sulmuesi portugez vendosi të lërë një koment në postimin e Kylian Mbappe për kalimin te Reali i Madridit dhe kjo padyshim që i gëzoi tifozët.

“Tani është radha ime të të shikoj. Jam i emocionuar të shoh se si do të shkëlqesh në Bernabeu”, ka shkruar Ronaldo dhe komenti i tij ka mbledhur mbi 4 milionë pëlqime në dy ditë.

Më parë, komenti më i pëlqyer në Instagram ishte ai i një përdoruesi të quajtur “fiven9nekid” në postimin e Reed Harrington, i cili tani ka disa mijëra pëlqime më pak se komenti i Ronaldos.

Kujtojmë se Mbappe nënshkroi të hënën një kontratë pesëvjeçare me Real Madridin, në të cilën mbërriti si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Paris Saint Germain.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kylian Mbappé (@k.mbappe)

Si bonus nënshkrimi, Mbappe do të arkëtojë 100 milionë euro, ndërsa duhet të fitojë 15 milionë euro në vit. ‘Le Parisien’ njoftoi se do të veshë fanellën me numrin 9 , dhe numrin 10 duhet ta marrë nga sezoni i ardhshëm pasi Luka Modric t’i japë lamtumirën.

Ronaldo ka veshur fanellën e Real Madridit nga viti 2009 deri në vitin 2018