Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Gjatë javës banorët kishin një sfidë nga Vëllai i Madh, ku folën për çështje të ndryshme shoqërore në Shqipëri.
Luizi bëri një deklaratë të pamenduar gjatë lojës. Ai “shigjetoi” komunitetin LGBTQ, por për këtë kërkoi falje sonte publikisht, pasi sipas tij, nxitoi dhe foli pa u menduar mirë që po fryen dikë.
Luiz: Unë isha pjesë e panelit kur folëm për të drejtat e njeriut. Duke e menduar, unë nuk jam askush të mendoj është e drejtë apo e gabuar, orientimi seksual i një personi. Nëse është fyer dikush, kërkoj ndjesë. Ndihem keq që ndonjëherë shprehem pa u menduar. Nuk ka qenë ky qëllimi. I kërkoj ndjesë të gjithëve.
Në shtëpinë e “BBV2” ka mbërritur para dy ditësh një zarf i kuq, i cili është për Oltën. Kjo për shkak të fitores së saj në lojën me litar, prova e radhës në të cilën Vëllai i Madh i vendosi banorët. Sipas rregullave, kush fitonte, do kishte një avantazh në lojën në shtëpi. Banorët nuk duhet ta prekin zarfin derisa Vëllai i Madh t’i informojë ata se zarfi duhet të hapet. Ende të gjithë janë shumë kurioz të dinë se çfarë përmban.