Botë e Çuditshme

Komenti i peshkopit në lidhje me Babagjyshin irriton fëmijët dhe prindërit, Kisha Katolike kërkon falje!

Një dioqezë katolike në Siçili u ka kërkuar falje prindërve pasi peshkopi i saj thuhet se i tha një grupi fëmijësh se Babagjyshi nuk ekzistonte. Në një ngjarje fetare javën e kaluar, peshkopi Antonio Stagliano tha gjithashtu se kostumi i kuq i Santa ishte zgjedhur nga Coca-Cola për publicitet dhe nuk lidhet me asnjë domethënie tjetër. Këto komente i kanë zemëruar prindërit e fëmijëve.

Gjatë kërkimit të ndjesës përfaqësuesi i kishës, tha se peshkopi ishte përpjekur të nënvizonte kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes. Ai tha gjithashtu shtoi se komentet kishin për qëllim të nënvizonin historinë e Shën Nikollës, frymëzimi fillestar për figurën e Santa Claus dhe i njohur për dhënien e dhuratave për të varfërit. Përfaqësuesi, Imzot Paolino, i cili është drejtori i komunikimit për dioqezën e Notos u shpreh se:

Së pari, në emër të peshkopit, shpreh dhimbjen time për këtë deklaratë, e cila ka krijuar zhgënjim tek të vegjlit dhe dua të saktësoj se qëllimet e Imzot Stagliano ishin krejt të ndryshme. Peshkopi donte që fëmijët “të reflektonin rreth kuptimit të Krishtlindjes”. Nëse të gjithë mund të nxjerrim një mësim, të rinj apo të vjetër, nga figura e Babagjyshit është kjo: më pak dhurata për të “krijuar” dhe “konsumuar” dhe më shumë “dhurata” për të ndarë”.

Në një intervistë për gazetën ‘La Repubblica’, peshkopi tha se ai nuk u kishte thënë fëmijëve se Santa nuk ekzistonte, por se kishte nevojë për të “dalluar atë që është e vërtetë nga ajo që nuk është”.

Një fakt i vërtetë është shfaqur, domethënë se Krishtlindjet nuk u përkasin më të krishterëve.

E ndërsa prindërit lidhur me këtë kanë treguar se fëmijët janë ndjerë totalisht të zhgënjyer dhe të pamotivuar. Ndërkaq, ju rikujtojmë se shërbimi postar norvegjez ‘Posten’ ka publikuar reklamën e tij televizive për Krishtlindje, ku babagjyshi ka gjetur njeriun e ëndrrave të tij. Për nostalgjikët që ishin mësuar me një Babagjysh i cili ishte i lumtur vetëm me biskota, kakao dhe sjellje të mirë për të qenë ‘në shërbim’ të gëzimeve fëminore në mbarë globin, ky version i jetës intime të Santa Klausit është paksa ‘i çuditshëm’. Zbulojeni në këtë link.