Celebrities Gossip

Komentet fyese mbi dukeshën i kushtojnë karrierën gazetarit të njohur..Çfarë ka ndodhur?

Më 7 mars u publikua intervista ekskluzive e Princit Harry dhe dukeshës Meghan Markle, me prezantuesen ikonike televizive, Oprah Winfrey. Meghan Markle deklaroi se ka menduar vetëvrasjen në muajin e 5-të shtatëzënisë, kunata Kate e ka bërë të qajë e sipas saj familja mbretërore shqetësohej se sa e errët do të ishte ngjyra e lëkurës së djalit Archie. Ndërkaq, gazetari i njohur britanik, Piers Morgan nuk e kaloi këtë ngjarje pa reaguar. Ai u shpreh në Twitter se Meghan është një gënjeshtare.

Por kjo gjë mesa duket i ka kushtuar shumë shtrenjtë gazetarit të njohur. Së fundmi, Morgan është larguar nga emisioni i mëngjesit në Britani pas një grindjeje mbi komentet që ai bëri në lidhje me dukeshën e Sussex-it. “ITV” njoftoi vendimin pasi “Ofcom” tha se po hetonte komentet e tij të cilat kishin marrë mbi 41,000 ankesa. Pasi intervista e cila bëri bujë në mbarë globin u dha, Morgan tha se ai nuk besonte asnjë fjalë që dukesha i kishtë thënë Oprah Winfrey-t për shëndetin e saj mendor në një intervistë.

Një zëdhënës i “ITV” tha:

Pas diskutimeve me ITV, Piers Morgan ka vendosur që tani është koha për të lënë “Good Morning Britani”.

“ITV” e ka pranuar këtë vendim dhe nuk ka asgjë për të shtuar më tej. Morgan shprehu gjithashtu se ai kishte reflektuar në mendimin e tij në intervistën me Oprah por ende nuk e besonte Meghan. Ndërkaq ai u shpreh:

Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe urrejtjen. Unë jam duke shkuar për të kaluar më shumë kohë me mendimet e mia.

Rikujtojmë, se kjo nuk është hera e parë që Piers Morgan akuzon Meghan Markle.