Georgina Rodriguez dhe Antonela Roccuzzo janë partnere të dy futbollistëve më të famshëm në botë: Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, diçka që mund të provokojë lehtësisht një lloj konkurrence mes të dyja vajzave. Spanjolli dhe argjentinasi nuk janë miq dhe kjo mund të konfirmohet jo vetëm sepse nuk janë fotografuar kurrë bashkë në asnjë restorant apo event publik, por edhe sepse në dasmën e Roccuzzo-s me Leon, Rodriguez nuk ishte e ftuar.
View this post on Instagram
Megjithatë, është e sigurt që të paktën vajzat me njëra-tjetrën kanë një lidhje të mirë. Kjo u bë e qartë në rrjetet sociale së fundmi. “E bukur”, ka shkruar Roccuzzo në foton që ka postuar bashkëshortja e Ronaldos, e cila ia ka kthyer dashamirësinë dhe i ka thënë “Precious” partneres së Leos në një nga postimet e fundit.
View this post on Instagram
Në një konferencë të fundit për shtyp, Cristiano Ronaldo u pyet për rivalitetin me Messin dhe ai u përgjigj:
Unë nuk shoh gjëra të tilla. Rivaliteti ka marrë fund. Ishte një rivalitet i mirë. Kushdo që e pëlqen Cristiano-n nuk ka pse të urrejë Messin ose anasjelltas. Janë dy lojtarë të mirë, ose shumë të mirë (qesh). Ata ndryshuan historinë e futbollit dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë. Ne jemi të respektuar në të gjithë botën, kjo është gjëja më e rëndësishme.
Shumë mendojnë se rivaliteti mes dyshes në fakt mori fund kur Messi arriti të ngrinte Kupën e Botës FIFA me Argjentinën në Katar, diçka që Ronaldo nuk e ka fituar kurrë.