Celebrities Gossip Showbiz

Komediania e njohur Ellen DeGeneres i kushton një dedikim dashurie gruas së saj me rastin e 15-vjetorit të martesës!

Komediania e njohur Ellen DeGeneres feston 15 vjet martesë me Portia de Rossi. Prezantuesja e njohur dhe bashkëshortja e saj shpesh e shprehin dashurinë e tyre publikisht në rrjetet sociale. Me rastin e përvjetorit të tyre, Ellen DeGeneres ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku nuk i ka kursyer fjalët e bukura. “Për gruan time prej 15 vitesh, unë dashurohem me ty çdo ditë. Jeta ime është e bekuar sepse ti je në të. Gëzuar përvjetorin”,-ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ellen DeGeneres (@ellendegeneres)