Bota

Komediani Bob Newhart humb njeriun e tij më të shtrenjtë!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje të panjohur Ginnie Neëhart, gruaja e komedianit Bob Newhart. Jerry Digney konfirmoi lajmin për People. Aktori i “Elf”, 93-vjeçar, gjithashtu ndau lajmin tragjik në Twitter, duke shtuar:

Ajo ishte shkëmbi ynë dhe na mungon tmerrësisht.

Çifti i famshëm u martuan në vitin 1963 dhe jetuan bashkë për disa dekada. Në vitin 2019, Bob zbuloi sekretin e martesës së tyre e cila ishte e qeshura. Asokohe ai u shpreh se:

Mendoj se e qeshura është jetike. Është po aq jetike sa frymëmarrja. Të kalon nëpër zona të vështira. E qeshura është një nga tingujt më të bukur në botë. Është si muzika, e një lloji.

Ndërkaq, dyshja kanë fëmijët Robert Jr., Timothy, Courtney dhe Jennifer, si dhe 10 nipër e mbesa.