Kombëtarja shqiptare ka mbërritur pasditen e sotme në Aeroportin e Rinasit pas eleminimit mbrëmjen e djeshmë nga Kampionati Europian, pasi në grupin B grumbulluam vetëm 1 pikë.
Për mediat folën disa prej futbollistëve të kombëtares, të cilët nuk e fshehën zhgënjimin për eliminim. Mes tyre foli edhe sulmuesi i Besiktas, Ernest Muçi. Djaloshi u shpreh se shpresonte për më shumë minuta në fushën e lojës megjithatë shton se kjo eksperiencë do t’i vlej shumë.
‘Doja më shumë minuta..Ishte pak zhgënjyese që nuk morën një pikë me Spanjën. Çunat besuan deri në fund të gjithë dhe besoj se kjo eksperiencë do na vlej. Jam shumë i lumtur që më kanë mbështetur edhe tifozët dhe klubi janë të afrueshëm.’
Më tej për mediat foli edhe trajneri i kombëtares Sylvinho.
Sylvinho: Jam shumë mirë. Ishte eksperinece e mirë për këdo. Turne i jashtëzakonshëm. Ishte e vështirë për ne. E kam thënë, të gjithë lojtarët të gjithë, federata, kur vjen në ndeshjen sheh njerëz të të suportojnë ishte e jashtëzakonshme.
E kupton kur je për herë të dytë në këtë turne. Nuk është e lehët. Të gjithë ata lojtarë.
Të hysh në fushë dhe të luash ndaj një Italie të fortë, Kroacie të fortë, Spanjë të fortë. Për gjithë vendin dhe lojtarët me këta të rinj, kanë fituar mjaft eksperiencë në këtë turne. Eksperiencë e bukur.
Ishte pozitive. Kemi marrë shumë. Kemi rrugë të gjatë, por duhet të jemi të ndershëm jemi krenar për të gjithë lojtarët. Kemi lojtarë të rinj. Përfaqësuan mjaft mirë vendin. Fituan eksperiencë. Jemi në rrugën e duhur. Jam pjesë e kësaj pune, jam i lumtur në një vit e ca kemi bërë punë të madhe. Punojmë bashkë. Federata e kupton. Faleminderit të gjithë lojtarëve.
Suporti ishte i pabesueshëm. Kishte më shumë se sa gjermanë.