Sport

Kombëtarja e Shqipërisë siguron fitoren ndaj Gjeorgjisë! Cilët ishin lojtarët më të mirë?

Kombëtarja e Shqipërisë arriti një fitore të rëndësishme me rezultatin 0-1 në transfertë kundër Gjeorgjisë, falë golit të Kristjan Asllanit në pjesën e dytë. Kjo fitore erdhi pas dy humbjeve radhazi në Ligën e Kombeve, duke i dhënë tri pikë të çmuara ekipit.

Sipas “Sofascore”, Kristjan Asllani u shpall “Lojtari i Ndeshjes” me një vlerësim prej 8.4, duke dominuar në performancën e tij. Mbrojtja e Shqipërisë gjithashtu tregoi një paraqitje të shkëlqyer, me të gjithë lojtarët e repartit të mbrojtjes duke u vlerësuar me nota 7 dhe më lart.

Portieri Thomas Strakosha shfaqi një paraqitje të fortë, duke kontribuar në ruajtjen e portës pa gol të pësuar, ndërsa Indrit Tuci dha asistimin për golin e fitores. Të gjithë lojtarët që morën pjesë në ndeshje patën një rol të rëndësishëm në këtë triumf.