Koloreto Cukali lindi në Tiranë nga ku studioi dhe u diplomua për Filozofi. Në vitin 2009 pasi punoi për 9 vite si folës në radiot shqiptare ai i’u drejtua televizionit dhe kinemasë. Si pjesëmarrës në kampusin e talenteve “Sarajevo dhe Berlinale”, Kolo u bë producenti i parë i pavarur i cili më pas solli në jetë dhe filmin e vitit 2013 (Femrat) që u shpall dhe realizimi kinematografik me të ardhurat më të mëdha për kohën.
Në vitin 2017, Kolo realizoi edhe komedinë e zezë me 10 seri, “Skandërbeg”. Kompania e tij filmike “Cukali Films” ka bashkëpunuar gjithashtu për krijimin dhe realizimin “The Brave” me yjet e kinematografisë Louis Mandylor dhe Armand Assante, një film shqiptar, ndërkombëtar i zhanerit aksion me një buxhet prej 1.4 milion eurosh.
Por, Koloreto ju rikthye dashurisë së tij të parë, radios. Në Top Albania Radio ai drejtoi emisionin “Sot Nuk Është e Hënë”, çdo të hënë live në orën 18:00.