Health & Beauty

Kolla mund të jetë një sinjal për problemet me zemrën?

Kolla e herëpashershme është një fenomen normal, por një kollë që vazhdon për një kohë të gjatë mund të sinjalizojë probleme shëndetësore, përfshirë ato të zemrës. Mjekët theksojnë se kolla akute zgjat më pak se tri javë, ndërsa ajo kronike zgjat më shumë se tetë javë. Shkaktarët më të zakonshëm përfshijnë ftohjen, gripin, alergjitë, astmën dhe bronkitin.

Megjithatë, kolla mund të jetë gjithashtu një simptomë e sëmundjeve të zemrës. Mjekët paralajmërojnë se, nëse kolla zgjat më shumë se tri javë ose bëhet më intensive, është e rëndësishme të konsultoheni me një specialist. Cikat janë shenjat që duhet të keni parasysh?

Simptoma shtesë: Nëse përveç kollës keni shqetësime në gjoks, marramendje, gulçim ose vjellje, këto mund të jenë shenja alarmante.

Natyra e kollës: Kolla e lagësht që nuk largohet me kalimin e kohës dhe përmban mukozë rozë mund të jetë tregues i një bllokimi në anën e majtë të zemrës, ku gjaku dhe lëngjet tërhiqen në mushkëri.

Mjekët rekomandojnë që çdo ndryshim në natyrën e kollës ose shfaqja e simptomave të tjera të shqetësuese të jetë shkak për një vizitë mjekësore, duke pasur parasysh se një diagnozë e hershme mund të jetë jetike për shëndetin tuaj.