Fashion

Koleksioni i ri i Balmain për Javën e Modës vidhet në Paris!

Dhjetra veshje nga koleksioni i ardhshëm i markës franceze Balmain u vodhën kur një kamion dërgesash u rrëmbye nga një grup njerëzish, sipas drejtorit artistik të kompanisë, Olivier Rousteing. Grabitja e supozuar ndodhi herët të shtunën, më pak se dy javë përpara se marka të zbulonte modelet e saj të reja në edicionin Pranverë-Verë 2024 të Javës së Modës në Paris.

Në një deklaratë të postuar në Instagram, Rousteing shkroi se më shumë se 50 nga artikujt e rinj të etiketës ishin vjedhur, ashtu si kamioni që i transportonte ato. Ai tha se incidenti ndodhi teksa rrobat po dërgoheshin nga aeroporti në selinë e kompanisë në qendër të Parisit, megjithëse ai nuk specifikoi se cili aeroport. Dizajneri francez, i cili ka drejtuar Balmain që nga viti 2011, u informua për vjedhjen nga shoferi i kamionit, të cilin ai e raportoi si të sigurtë. Rousteing, duke shtuar se Balmain dhe furnizuesit e tij do të punojnë ditë dhe netë për të ribërë veshjet që mungojnë, deklaoi:

Kjo është kaq e padrejtë. Ne po bëjmë gjithçka, por kjo është kaq mungesë respekti. Të dua ekipi im Balmain dhe ne nuk do të dorëzohemi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OLIVIER R. (@olivier_rousteing)


Balmain është mes mbi 100 markave,  duke përfshirë fuqitë e modës franceze, si Louis Vuitton, Chanel, Saint Laurent dhe Dior, të vendosura për të shfaqur krijimet e tyre më të fundit gjatë orarit nëntëditor të Javës së Modës në Paris. Një zëdhënës i labelit konfirmoi për Reuters se shfaqja e Balmain do të vazhdojë siç ishte planifikuar më 27 shtator, por nuk pranoi të komentojë mbi grabitjen, në pritje të një hetimi. Kompania nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së CNN për koment.

Përgjigjet ndaj postimit të Rousteing përfshinin mesazhe mbështetjeje nga disa figura të profilit të lartë të industrisë së modës, duke përfshirë drejtoreshën krijuese të Versace, Donatella Versace, e cila shkroi:

Të dërgoj gjithë dashurinë time. E di që ju dhe krijimtaria juaj do të jeni në gjendje ta kapërceni këtë!

Rousteing nuk zbuloi ndonjë detaj të mëtejshëm rreth koleksionit të tij të ardhshëm, megjithëse daljet e fundit në pistë e kanë parë atë të riinterpretojë motive nga e kaluara e historisë së Balmain. Në maj, për linjën e etiketës para vjeshtës, ai shikoi dizajnet e themeluesit Pierre Balmain nga vitet 1960 dhe 70, si dhe modelet klasike nga arkivat e markës. E themeluar në vitin 1945. Balmain tani kontrollohet nga fondi i investimeve të Katarit Mayhoola, i cili zotëron gjithashtu 70% të aksioneve në markën italiane Valentino.