Kolagjeni po shtohet në një gamë të gjerë produktesh, nga kremrat e lëkurës deri tek kafeja e mëngjesit. Kjo proteinë gjendet në lëkurë, flokë, thonj, kocka dhe muskuj, dhe besohet se ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Procesi natyror i plakjes, dëmtimi nga dielli dhe faktorët e stilit të jetesës si duhani dhe dieta, mund të ndikojnë në nivelet e kolagjenit, çka e ka bërë përdorimin e saj të shtohet në masë, kjo në formën e pijeve dhe suplementeve, shpesh të derivuar nga kafshët.
Megjithatë, ekziston ende dyshimi nëse këto produkte janë efektive. Laura Dowling, një farmaciste që specializohet në shëndetin e femrave, citon një studim nga viti 2019 që
Ka gjetur prova shumë të mira që mbështesin përdorimin e suplementeve të kolagjenit për të përmirësuar shëndetin e lëkurës.
Nga ana tjetër, Dr. Yannis Alexandrides, themelues i 111 Harley St Clinic, thotë:
Suplementet e kolagjenit nuk janë provuar se përmirësojnë cilësinë e lëkurës. Duhet më shumë hulumtim për të vërtetuar efektivitetin e tyre.
Pavarësisht kësaj, shumë njerëz vazhdojnë t’i marrin ato për të shmangur rreziqet e plakjes. Dowling shpjegon se:
Efekti anësor më i zakonshëm që mund të përjetoni janë problemet me tretjen, por ato zakonisht tolerohen mirë.
Nëse çmimi i suplementeve është i lartë, mund të rritni marrjen e kolagjenit në mënyrë natyrore, përmes ushqimeve të pasura me të, siç janë supat e kockave apo duke pirë lëngun e kockave, nga peshku dhe e bardha e vezës.