Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Prime-n e djeshëm si lidere e re e shtëpisë Vëllai i Madh i caktoi Eglës të vendoste dy banorë në televotim dhe më i votuari do të ishte finalisti i parë iëtij edicioni dhe zgjedhja e saj ishte Heidi -Romeo. Ama banorëve të tjerë nuk iu komunikua i plotë ky televotim dhe ata kujtojnë se një prej tyre do të eleminohet. Pas shumë debateve Heidi ka biseduar me Gracianon dhe është shprehur se mendon s emes saj dhe Romeos do të jetë ajo që do të eleminohet.
Heidi: Unë me atë jemi një, kjo e çon tjetrin shumë lart. Është një sakrificë që do dali fytyra. Mendoj që do të dal unë. Unë kam qenë më e qetë dhe duke parë primet e fundit që më kanë sakatuar… Ajo sot i bëri një nder shumë të madh. Kur i erdhi pushteti atij (Romeos) e shpëtoi dhe kur i erdhi asaj (Egla) e futi në këtë situatë