Ish kickboxer-i Andrew Tate nisi rrugën e tij drejt famës në vitin 2016 pasi u eleminua nga TV show Big Brother, pasi u publikua një video e tij ndërkohë që sulmonte një grua. Në atë kohë, Andrew Tate tha se video ishte thjesht e edituar, duke e quajtur atë një “gënjeshtër të plotë që mundohet ta bëjë atë të duket keq”. Tashmë ai është shndërruar një ndër personat më të njohur të momentit, pasi ai është i pranishëm në shumë postime të ndryshme në Instagram dhe Facebook, kryesisht për shkak të komenteve të tij tepër ekstreme.
Mirëpo së fundmi kompania Meta vendosi që ta ‘dënonte’ atë duke i mbyllur adresën zyrtare me rreth 4.7 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram, dhe më pas dhe atë në Facebook. Meta tregoi se e kishte dënuar yllin e internetit prej platformave të saja pasi kishte shkelur politikat e tyre mbi organizatat e rrezikshme, por hezitoi të ofronte më tepër informacione. Për momentin Andrew Tate nuk ka komentuar ende dënimin e tij nga platforma.
Fillimisht komentet e tij që konsiderohen tepër seksiste filluan të bënin bujë në TikTok, ku publikoheshin fragmente të shkurtra nga intervistat në të cilat Andrew merrte pjesë. Në TikTok hashtag #AndrewTate është shikuar më tepër se 12.7 miliardë herë. nGjithashtu dhe në YouTube, video të intervistave të tij kanë kapur me milionë klikime. Në njërën nga këto video ai i quan femrat “dembele” dhe tregon se nuk ekziston asnjë femër “e pavarur” në botë.