Celebrities Gossip Showbiz

Koha ‘fluturoi’ aq shpejt për Adele sa e pa veten duke bashkëjetuar me partnerin në rezidencën super luksoze!

Këngëtarja e njohur Adele së fundmi ka nisur bashkëjetesën me të dashurin e saj, Rich Paul pas më shumë se një viti lidhjeje. Këngëtarja njoftoi se tashmë ata kanë një shtëpi të re. 34-vjeçarja, ka postuar në rrjetin e saj social Instagram një album fotosh ku të dy duken shumë të dashuruar, ndërsa mbajnë në duar çelësat e shtëpisë së re.

Rezidenca luksoze është plot 18,587 metrash katrorë dhe ka gjashtë dhoma gjumi dhe nëntë tualete, përfshirë një suitë master, tre dhoma gjumi të bollshme dhe dy dhoma gjumi për shërbyeset. Ndërtesa kryesore dykatëshe përfshin një dhomë ndenjeje zyrtare e cila ofron pamje nga Rodeo Drive.

Krahas fotove, Adele ka shkruar:

Koha fluturoi.

Më herët kjo shtëpi qenë pronë e Sylvestre Stallone, i cili e bleu në vitet ’90 dhe e listoi në shitje për 110 milionë dollarë. Kur pa që nuk pati asnjë blerës vendosi që në maj të ulte çmimin deri në 85 milionë dollarë. Adele zotëronte tre shtëpi në Beverly Hills përpara se të shtonte rezidencën e Stallone në listën e pronave të saj.

Rikujtojmë se Adele debutoi për herë të parë me unazën e diamantit në formë dardhe në eventin e “BRIT Awards”, ku fitoi edhe çmimin për këngën e vitit për hitin e saj “Easy on Me.” Vendosja e unazës shkaktoi shumë bujë tek fansat në mediat sociale, më shumë duke spekuluar se këngëtarja ndoshta po zbulon se është fejuar me të dashurin e saj, agjentin sportiv Rich Paul. 

Së fundmi gjithashtu Adele u shfaq në “Graham Norton Show” dhe foli për marrëdhënien e saj me Rich Paul dhe rrëfimi më interesant erdhi kur prezantuesi Graham Norton e pyeti për koncertin e shtyrë në Las Vegas dhe Adele i siguroi shikuesit se do të riorganizohej për këtë vit, sepse së shpejti ajo planifikon të ketë një fëmijë.