Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë. Videot e tyre komentohen pafund nga fansat, por shpesh edhe nga të famshmit edhe nga vetë ish-banorët e shtëpisë së BB Vip 2.
Data sot shënon 6 maj dhe finalja e emisionit më të përfolur momentalisht shqiptar dhe rrugëtimit të katër finalistëve po i vjen fundi. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencç. Ora e finales ka trokitur dhe Big Brother Vip 2 është gati të kurorëzojë fituesin. Luiz Ejlli, Dea Mishel, Efi Dhedhes dhe Krist Dragot janë banorët që prekën finalen e madhe. Po fituesi mes tyre kush do të jetë?
Ky edicion do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij. Tashmë emisioni sapo ka filluar dhe surprizat nuk kanë të ndalur që në minutat e para.
Momenti që të gjithë po e prisnim erdhi dhe celebrimi i shumëpritur i çiftit Luiz-Kiara ndodhi. Dasmorët, unazat dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj janë aty dhe po presin çiftin të parakalojë dhe të lidhin betimet.
Gjatë ceremonisë Kiara deklaroi se do të mbajë mbiemrin Ejlli. Dy dëshmitarët e dasmës ishin Patriku, djali i Jonit dhe miku i ngushtë i Luizit, Joni. Çifti pranuan të gjithë betimet dhe i vendosën unazat njëri-tjetrit. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’ju urojmë jetë të lumtur.