Me ardhjen e kohës së ngrohtë vijnë edhe probleme të bezdisshme. E këtu po flasim për insektet që vijnë ‘të pa ftuar’ në shtëpinë tonë. Si t’ia bëjmë me këtë?
Nëse shtëpia tuaj bëhet fole për këto insekte të mërzitshme, milingonave apo buburrecave, duhet të dini që ashtu siç vijnë shpejt po ashtu aq shpejt zhduken. Ndërkaq disa artikuj nga kuzhina mund t’ju bëhen aleat i shkëlqyeshëm që t’i largoni sa më parë.
Kripa
Nëse hidhni kripë në vendin ku ndodhen buburrecat, ata do të ngopen me kripë shumë shpejt, e cila është fatale për traktin e tyre digjestiv.
Soda dhe sheqeri
Përzieni sodën e bikarbonatit dhe sheqerin pluhur në përpjesëtim të barabartë dhe hidheni nëpër vendin në të cilin grumbullohen buburrecat. Edhe përzierja e uthullës dhe ujit, në përpjesëtim 2:1 do ta zgjidhë problemin.
Limoni
Meqenëse buburrecat dhe milingonat nuk e durojnë thartirën e limonit, spërkatni me lëng limoni vendet ku ka më shumë të tilla.