Health & Beauty

Koha e keqe dhe ndikimi direkt në rritjen e shtrëngimeve të kokës!

Për disa është një shqetësim i lehtë, por për shumë të tjerë përbën një problem të vërtetë, karakterizuar nga dhimbje koke, nervozizëm, depresion dhe dhimbje të kockave.

Shqetësimet përsëriten sa herë kur bie shi i vazhdueshëm dhe kur ka presion të ulët atmosferik. Quhet sëmundja e shiut dhe e motit madje është një problem i zakonshëm.  Problemi prek rreth një në tre njerëz në botë që pretendojnë të vuajnë deri në një farë mase.

Specialistët flasin për sindromën meteoropatike për të cilat ekzistojnë shkaqe të sakta dhe shkencore të njohura. Kjo është kryesisht një vështirësi e mekanizmave të rregullimit të temperaturave dhe presionit, kështu që trupi ynë nuk mund të përshtatet me ndryshimet e motit.

Kur moti është i keq, presioni i ulët atmosferik shkakton një zgjerim më të madh të enëve të gjakut, me një ngadalësim të vazhdueshëm të qarkullimit dhe rrjedhimisht dhimbje koke.

A është vërtet sëmundje?

Ata që vuajnë nga sidroma e motit të keq quhen meteopatë. Meteopatët vuajnë nga shqetësime fizike që variojnë nga të lehtat deri tek seriozet. Moti i keq shkakton një seri të çrregullimeve të lidhura direkt me prishjen e kohës ose me një ndryshim të fortë të temperaturës.

Simptomat nganjëherë ndodhin, madje edhe 48 ose 72 orë para se të ndodhë ndryshimi i motit. Por rastet serioze janë veçanërisht karakteristike për ata që vuajnë nga ulçerat, artritet dhe sëmundjet reumatike.

Ndër shkaqet e rritjes së çrregullimeve të lidhura me sëmundjen e motit, mjekët ngrenë gishtin në zakonin e veshjes tepër të trashe dhe mbinxehjes së shtëpive dhe zyrave gjatë dimrit. Këto e dembelosin sistemin e organizmit për vetërregullimin e temperaturës dhe na ekspozojnë më shumë ndaj rreziqeve të ndjeshmërisë së ndryshimeve të motit. Xhepi i ajrit që ekziston brenda kokës nuk është në gjendje të ekuilibrojë presionin e ajrit në anën e jashtme të kokës, që mund të shkaktojë dhimbje koke të vazhdueshme. Por shumë njerëz tregojnë se në kushte të nivelit të ulët të presionit atmosferik, ata preken edhe nga një mërzi tejet e zgjatur dhe bezdisëse.

A ka zgjidhje?

Të gjitha ndikimet e lehta janë kalimtare dhe nuk duhet të shqetësoheni afatgjatë.

Në rastet e rëndimit të komplikacioneve kur vuani nga sëmundje të tjera si ulçerat, artritet dhe sëmundjet reumatike, do t’ju duhet të kërkoni këshillë mjekësore./AgroWeb.org