Celebrities Gossip Showbiz

Koha apo hormonet e shtatzënisë, Dojna Mema në dilemë!

Ata janë çifti më i përfolur i momentit dhe bëhet fjalë për Dojna Mema dhe Vlashent Sata. Dyshja është në një lidhje dashurie prej kohësh tashmë dhe sytë e të gjithëve janë drejt tyre. Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm.

Jo vetëm kaq, por bukuroshja nuk ngurron të tregojë edhe pjesë nga përditshmëria e saj apo gjëra që e ‘shqetësojnë’ duke u treguar kështu shumë e sinqertë siç tanimë jemi mësuar me të. Vetëm para pak orësh me anë të një fotografie të sajën, bukuroshja na tregoi dilemën e saj të fundit.

“S’po marrim më vesh a është koha, a janë hormonet e shtatzënisë?”

 

Ndërkohë, kujtojmë se Dojna më parë ka postuar një video ku shfaqet ajo bashkë më Vlashentin teksa gëzojnë kur mësojnë gjininë e bebit. Ngjyra blu e tullumbaceve dhe zbukurimeve përhapet kudo.

Në 1 prill ndërkohë, çifti kurorëzoi dashurinë e tyre. Lajmin na e dha vetë Dojna përmes postimeve të saj në Instagram. Ajo ndau me ndjekësit një sërë fotosh ku vetë mban një kostum të bardhë, teksa Vlashenti është i veshur me të zeza.